— RRETH NESH —
CHAZELLES – TRADITË FRANCEZE, INOVACION DHE ELEGANCË
Mirë se vini në faqen zyrtare të Chazelles në Shqipëri.
01
Eksperiencë 40-vjeçare
Për më shumë se 40 vjet, Chazelles është një nga emrat më të njohur dhe më të vlerësuar në industrinë e vatrave dhe oxhaqeve, duke ndërthurur traditën franceze me inovacionin teknologjik, dizajnin bashkëkohor dhe kërkesat gjithnjë në zhvillim të tregut modern.
Përvojë
me pasion
Inovacion
i vazhdueshëm
Besueshmëri
dhe performancë
02
Përvojë dhe identitet ndërkombëtar
Me një përvojë të ndërtuar ndër dekada, Chazelles ka zhvilluar një identitet të veçantë në arenën ndërkombëtare, duke sjellë zgjidhje që kombinojnë estetikën, performancën, efikasitetin energjetik dhe respektin për mjedisin.
Sot, marka Chazelles është e pranishme në më shumë se 30 vende në Evropë, Evropën Lindore, Lindjen e Mesme, Australi dhe Ballkan. Rrjeti i saj përfshin mbi 120 rishitës në të gjithë Francën dhe më shumë se 30 partnerë profesionistë në Evropë, duke garantuar një standard të lartë shërbimi dhe profesionalizmi.
Partnerët e Chazelles nuk janë thjesht distributorë të produkteve. Ata janë profesionistë të trajnuar dhe me përvojë në projektimin dhe instalimin e vatrave, të cilët ju ndihmojnë të përfitoni maksimalisht nga teknologjia dhe eksperienca e tyre.
03
Chazelles ne Shqiperi
Kompania Leonid, e themeluar në Shqipëri që prej vitit 2000, ka ndjekur nga afër zhvillimin dhe evolucionin e Chazelles, duke ndërtuar ndër vite një marrëdhënie të qëndrueshme dhe profesionale me këtë markë prestigjioze franceze.
Në vitin 2021, në Tiranë u themelua edhe showroom-i ynë i dedikuar Chazelles, duke krijuar një hapësirë ku klientët mund të njihen nga afër me produktet, materialet, teknologjitë dhe mundësitë e personalizimit që ofron marka.
Chazelles përfaqëson cilësi dhe prodhim francez, me zgjidhje moderne për dru, si dhe me garanci që mund të arrijë deri në 10 vite, në varësi të produktit dhe kushteve përkatëse.
04
Më shumë se një oxhak
Me mbi 25 vite eksperiencë në këtë sektor, ju shoqërojmë në çdo hap të projektit tuaj – nga zgjedhja e produktit dhe përcaktimi i fuqisë së nevojshme, deri te projektimi dhe realizimi teknik.
Përveç Chazelles, në showroom-in dhe kompaninë tonë mund të gjeni edhe marka dhe stile oxhaqesh të tjera të përzgjedhura, të cilat mund t’i zbuloni në katalogun dhe website-in tonë.
05
Projekti juaj, zgjidhja jonë
Për t’ju ndihmuar të realizoni projektin ideal, ekipi ynë ju ofron këshillim profesional dhe mbështetje teknike, duke marrë në konsideratë çdo element të rëndësishëm: buxhetin, sipërfaqen, nevojat për ngrohje, dizajnin, materialet, instalimin dhe kërkesat teknike të hapësirës.
Së bashku do të zgjedhim, kombinojmë dhe personalizojmë çdo detaj për të krijuar një koncept unik, harmonik dhe funksional, i cili përshtatet në mënyrë perfekte me ambientin dhe dekorin e shtëpisë suaj.
Sepse për ne, një projekt i suksesshëm nuk përfundon me shitjen e një oxhaku. Ai fillon me dëgjimin e nevojave tuaja dhe përfundon me realizimin e një hapësire që do ta shijoni për vite me radhë.
06
Një vilë pa një oxhak është si një vilë pa një zemër
Me teknologjinë moderne dhe zgjidhjet EKO , zjarri shndërrohet në një përvojë të veçantë – një kombinim perfekt mes ngrohtësisë, estetikës, komfortit dhe efikasitetit.
Një flakë që nuk ngroh vetëm hapësirën, por krijon atmosferë, mbledh njerëzit pranë saj dhe i jep shtëpisë një karakter krejt të veçantë.
